Gentian Zenelaj është një ndër aktorët më të njohur e më të dashur për publikun shqiptar, i cili ka mbledhur një numër të madh fansash në Instagram. Shpeshherë ai ndan me ta momente të ndryshme nga jeta e tij, duke qëndruar më afër ndjekësve.
![](https://cdnimpuls.com/v.xing.al/media3/-640-0-5c14f20295608.png)
Ditën e sotme, Gentiani ka publikuar një foto të ëmbël të një bebushi që ka ardhur në jetë, fytyrën e të cilit e ka mbuluar me emoji.
![](https://cdnimpuls.com/v.xing.al/media3/-640-0-5c14f2012687a.png)
“Sa lumturi për mua sot o Erjon Zenelaj dhe Rina Kanto. Qoftë i bekuar ky djalë o vëllai im..Të shoh ty prind është një lutje që mu plotësua…Liam ardhsh i bardhë.”- shkruan aktori, duke dhënë lajmin e ëmbël se vëllai i tij është bërë prind për herë të parë.
![](https://shqiptari.net/wp-content/uploads/2018/12/640-0-5c14f2035a382.jpg)