Arbër Hajdari me fondacionin “Fundjavë ndryshe” ka ndryshuar jetët e qindra shqiptarëve në nevojë. Arbëri ka qënë drita e shpresës për shumë familje dhe nisma e tij është përhapur edhe jashtë kufijve shqiptarë.
Arbëri ka qënë dhe mbetet ndër personat më të lakuar në media për bamirësitë e tij, por sot vëmendje po merr jeta e tij personale.
Themeluesi i “Fundjavë ndryshe” ka prezantuar për herë të parë partneren me anë të një postimi në Instastory.
Vajza në fjalë shfaqet duke e puthur Arbërin teksa çifti ndodhen në Pragë.
Arbëri ka preferuar mos ta bëjë të ditur identitetin e vajzës që i ka marrë zemren.