Arbanës ende nuk i doli inati me historinë e babait të dy vajzave, ja cfarë thotë

632
0

Pas një mungese të gjatë në televizion, Arbana Osmani është rikthyer me programin ‘’Dua të të bëj të lumtur’’. Në një intervistë për revistën ‘’Who’’, moderatorja ka pohuar se është një ndër programet më të vështira që ka realizuar.

Megjithatë jo çdo gjë që shfaqet në ekran përkon me realitetin. Arbana ka pohuar se është bërë objekt sulmi virtual për shkak të ngjarjeve që trajton. Ajo mori shkas nga një puntatë e vjetshme. Pastori Alfred Zike dhe gruaja e tij provuan të kërkonin kujdestarinë alternative, të dy vajzave që ndodheshin në jetimoren e Sarandës.

”Duke patur tendencën që personazhe të caktuar të mos i dëmtojmë e cënojmë në të shkuarën e tyre, kemi zgjedhur të mos tregojmë detaje “të errëta” e “të pakëndshme” në mënyrë që historia të ketë një përfundim të lumtur, sepse ai është qëllimi në fund të fundit. Vjet ne patëm një histori ku dy vajza të mitura na kërkonin t’i largonim nga jetimorja. Ajo histori kishte plot të pathëna për babain e tyre. Me dashje ne nuk donim t’i bënim publike për të mirën e vajzave. Fatkeqësisht ato vajza janë akoma në jetimore. Historia u harrua dhe e vetmja gjë që mbeti janë ca komente të ekstremistëve myslimanë në profilin e programit. Njerëz tërësisht të keqkuptuar që e kthyen qëllimin e programit në një ”luftë” mes besimeve.

Bëhet fjalë për historinë e dy motrave Ermonela dhe Aurora 9 dhe 11 vjeç që ndodheshin në jetimoren e Sarandës. Babai i tyre, Gëzimi i kishte dërguar aty pasi nuk kishte mundësi ekonomike t’i mbante. Vajzat nuk kishin as nënën. Gjatë qëndrimit në jetimore vajzat ishin njohur me pastorin dhe me bashkëshorten e tij. Atyre u kishin hyrë në zemër vogëlushet dhe kishin kërkuar kujdestarinë alternative. Babai i tyre refuzoi t’u jepte kujdestarinë. Ai preferoi që vajzat të vijonin të qëndronin në jetimore deri në një zgjidhje tjetër. Më vonë, nëse do të kishte mundësi, do t’i merrte ato.

Por më vonë ajo e ka modifikuar lajmin e dhene ne revistën Who pasi rezultoi se në të vertete vajzat jane kthyer prej shume kohesh tek babai i tyre dhe tashme jetojne dhe vazhdojne shkollen aty ku banojne. Tek sa lajmi mori dhenë neper portale, të gjithë e morën vesh pervec Arbanes e cila u duk sikur ishte ajo e vetmja në hall per të ndihmuar vajzat.

Por me sa duket Arbana nuk e paska kaluar edhe aq lehtë kete histori dhe shpresojme qe ashtu si një pjesë e mire e opinionit shqiptar u solidarizua me vajzat dhe babain e tyre, te ndergjegjesohet edhe ajo dhe ta lërë të qetë atë familje një herë e mirë.