Arbana Osmani ka një lajm të mrekullueshëm

654
0

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.

Këtë të shtunë duket se ka dashur të ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, një copëz të surpizës që ka për audiencën e saj.

Arbana është duke punuar për sezonin e ri të emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’.

Ajo ka ndarë një foto me dy gjyshe historinë e të cilave do e bëjë publike.

“Histori të jashtëzakonshme së shpejti në “Dua të të bë të lumtur”, shkruan ajo në foto.

Edhe ky mëngjes ka qenë plot buzëqeshje për Arbanën e cila në postimet e saj reflekton vetëm pozitivitet.

Arbana Osmani prezanton prej vitesh në Top Channel ku nën moderimin e saj kanë kaluar projekte tejet të suksesshme./a.k/noa.al/