Prej disa kohësh po aludohej në media se realityshow më i famshëm në Shqipëri, kësaj here me personazhe VIP-a, do të niste transmetimin këtë sezon të ri.
Mirëpo, pas aludimeve të shumta për prezantuesit e programit, u mësua se realityshow ishte anulluar për shkak të kostove të shtrenjta që kërkonte për t’u realizuar. Arbana Osmani, e cila u përfol se do të ishte moderatorja e programit, ka zbuluar ditën e sotme se në fakt një format i tillë s’do të transmetohet më kurrë në Shqipëri.
Teksa ka publikuar foton e saj në rrjetin social Instagram, duke njoftuar ndjekësit se do të shihen në datën 5 janar, një fans e ka pyetur për formatin e “Big Brother”.
“Po big brother ‘kurrë’ fillon?, e pyet ndjekësi, duke bërë një lapsus me fjalën ‘kur’.
“Mirë e the”, ja ka kthyer moderatorja, duke lënë të kuptohet se realityshow nuk do të transmetohet më kurrë.