Skip to content

Arbana Osmani bëhet nënë për herë të tretë me një vajzë, ja emri i vecante qe i ka vendosur

    Arbana Osmani është bërë nënë për herë të tretë. Lajmin e bukur ka bërë me dije vetë moderatorja përmes një postimi në rrjete sociale.

    Ajo ka sjellë në jetë një vajzë që e ka quajtur Zoi. Arbana ka ndarë foton e parë me të bijën në krah, ndërsa shkruan fjalët më të bukura për të voglën e familjes.

    “Ëndrra u bë realitet. Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi❤
    Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”, shkruan Arbana Osmani.