Skip to content

Arbana dhe Xhemi pozojnë së bashku me femijet e tyre

    Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu prej vitesh janë mikesha shumë të ngushta dhe kudo i shohim bashkë. Në setin fotografik që Arbana realizoi për librin e saj nuk mund të mungonte dhe Xhemi.

    Sot moderatorja ka postuar disa foto të papublikuara nga libri dhe njëra prej tyre është vërtet shumë e bukur.

    Arbana dhe Xhemi shfaqen duke gatuar me tre djemtë një tortë të shijshme dhe duken shumë të lumtur së bashku.

    “Familje”, është përshkrimi me të cilin Arbana e ka shoqëruar këtë foto.