Arba Kokalari, EURODEPUTETJA e PARË shqiptare në Parlamentin Europian

655
0

Shqiptaro-suedezja Arba Kokalari do të jetë eurodeputete

Arba Kokalari është europarlamentarja më e re, dhe shqiptarja e parë që fiton një ulëse në Parlamentin Europian.

Politikania shqiptaro-suedeze jeton në Stokholm dhe është pjesë e Partisë së Moderuar.

Kjo forcë politike ka fituar 17.6 % të votave, duke siguruar katër eurodeputetë, ndër ta edhe Kokalarin.

Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986. Ajo ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar.