Aplikim për lidhje martese me shtetas të huaj

1284
0

Shërbimi elektronik “Aplikim për lidhje martese me shtetas të huaj” u mundëson qytetarëve shqiptarë, rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për të kryer lidhje martese me shtetas të huaj. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari njoftohet më pas nga konsulli me e-mail/telefon për ditën e paraqitjes në përfaqësi për të kryer Aktin e Martesës.

Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:

Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti

1. Certifikatë martese (pasi është bërë kërkesa për shpallje martese në Shqipëri) 1. Dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti) për të dy shtetasit 2. Leje qëndrimi ose konfermë e qëndrimit të ligjshëm në vendin pritës, për secilin shtetas 3. Dokument për shtetasin/en e huaj që lejon martesën (i legalizuar ose apostiluar) 4. Dokument identifikimi për dëshmitarët

Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës

  • Identifikohuni në portalin e-Albania
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për lidhje martese me shtetas të huaj”
  • Klikoni butonin “Përdor”
  • Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
  • Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin “Kërko”
  • Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t’ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
  • Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
  • Konsulli njofton me e-mail / telefon qytetarin dhe cakton ditën që bashkëshortët e ardhshëm të paraqiten në përfaqësi për të kryer Aktin e Martesës.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
3 muaj

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
30 euro