Një grua që vjen rrotull prej ditësh rrugëve me fshesë në dorë, për të pastruar rrugën nga bishtat e cigareve dhe mbeturinat.
Në qytetin italian Pesaro, kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe gjetjen e pastrueses misterioze.
Kryebashkiaku i Pesaro, Matteo Ricci, bën një postim në Facebook dhe teksa publikon fotografitë e gruas shkruan, “Më ndihmoni që ta gjej”.
Ai vlerëson gjestin e gruas, ndërsa premton se sapo të identifikohet do të vlerësohet nga bashkia.
“Nuk e di nëse është italiane apo e huaj, por di me siguri që po u jep një mësim të gjithëve. Ndjesia civile është e rëndësishme për të masur gjithmonë një qytet të bukur dhe të pastër. Ndryshimi nis nga gjërat e vogla që bëhen nga njerëz të mëdhenj”, shkruan Ricci./noa.al/