Disa ditë më parë u hap lajmi se Turjan Hyska pas kaq shumë vitesh në “Vizion Plus”, do të ndërronte televizionin ku punon dhe do të kalonte në “Klan Plus”.
Madje këtyre aludimeve ju shtua deklarata e burimeve të afërta të Turit që thonin se kontrata e re e punës me “Klanin” ishte nënshkruar dhe Turi do të merrte me vete dhe emisionin e humorit së bashku me aktorët.
Duke nisur nga muaji qershor, u fol se “Klanit” do ti bashkëngjitën edhe aktorët e “Apartamentit 2XL”. Njëri prej këtyre aktorëve ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kripë dhe Piper”. I pyetur nga Indriti dhe Alfio, Albano Bogdo ka thënë se një zhvendosje e tillë nuk do të ndodhë për momentin.
Me këtë deklaratë të tij ai la të kuptohet se ‘Apartamenti 2XL’ do të vazhdojë të transmetohet në ‘Vizion Plus’ dhe aktorët do të qëndrojnë po në të njëjtin televizion ku janë aktualisht. /xing.al/