Anulohen lundrimet nga porti i Durrësit, shkak moti i keq

55
0

Moti i keq i shoqëruar me erë, shi dhe dallgë në gjirin e Durrësit ka sjellë anulimin e lundrimit të trageteve të parashikuar për në mbrëmje në drejtim të Barit.

Sipas të dhënave, shtyrja e këtyre udhëtimeve vjen dhe si pasojë e mbylljes së përkohshme të  portit të Barit, ku gjithashtu ka mot të keq.

Për rrjedhojë, tragetet “Af Francesca” dhe “Rigel III” nga Durrësi dhe “GNV Azzura” e “Rigel III” nga Bari do të nisen në orën 07:00 të ditës së nesërme, pra datë  18 Shtator dhe jo në orarin e parashikuar 23:00 të mbrëmjes së sotme.

Pasagjeret  do të pajisen me dhomë në traget.