Angela Merkel habit me deklaratën për SHBA-në dhe Afganistanin, nuk pritej ajo qe thote..

239
0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha sot me kritika të forta se operacioni ushtarak në Afganistan, i udhëhequr nga SHBA-ja, ka arritur më pak rezultate sesa ishte planifikuar.

“Misioni arriti të ndalojë Al-Kaidën që të mos përsërisë sulmet e saj të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, por gjithçka tjetër që ka pasuar nuk ka qenë aq e suksesshme dhe nuk është arritur në mënyrën që ne kishim planifikuar”, u tha Merkel gazetarëve, raporton REL.

“Është e tmerrshme për miliona afganë që kishin punuar për një shoqëri më të lirë dhe të cilët, me mbështetjen e komunitetit perëndimor, janë përqëndruar në demokracinë, në arsim, në të drejtat e grave”, shtoi ajo.

“Mësimet duhet të nxirren nga operacioni dy-dekadësh”, tha Merkel, duke shtuar se “në misione të tilla mbase duhet vendosur qëllime më të vogla”.