Analisti i njohur habit me deklaraten: Ilir Meta mund te arrestohet nga NATO

Sot në emisionin “Breaking” në Top News, u diskutua në lidhje me përfshirjen e presidentit Ilir Meta, në fushatë. I ftuar në studio ishte analisti i njohur, Frrok Çupi, i cili u shpreh se presidenti e ka braktisur postin e tij dhe kushtetutën.

“Ka shkelur dy nene, atë që nuk mund të mbajë pozicione të tjera. Nuk mund të ushtrojnë asnjë kompetencë tjetër që nuk është në kushtetutë. Merret ndërkohë me fushatën e një partie, që në fakt është partia e tij dhe ushtron kompetenca të tjera që nuk janë për presidentin”, tha Çupi.

Sipas analistit të njohur, Meta po kryen akte kundër ligjit dhe parlamentit. “Ai nuk e çan kokën për kushtetutën”, tha Frrok Çupi.

Ndërsa duke folur në lidhje me bojkotin e kontrollorëve të aeroportit të Rinasit, Çupi u shpreh se pas zgjedhjeve të 25 Prillit, Meta mund të arrestohet nga NATO.

“Bëri një akt tradhtie ndaj aleatëve të tij, SHBA dhe NATO. Nëse bojkoti i hapësirës ajrore, do të kishte zgjatur qoftë edhe disa orë, Meta do të ishte në pranga. Do të ishte arrestuar në kushtet e flagrancës nga NATO.

Fati i Metës është parashkruar, prandaj është në krizë. 25 Prilli nuk sjell asgjë për Metën, thjesht në llogaritjet që do të bëhen nga aleatët. Problemi tjetër është SPAK, që ka shumë dosje për Metën dhe kompaninë e tij”, tha analisti i njohur.

Sipas tij, Meta ka rol zero në këto zgjedhje, ai vetëm bën disa njerëz që të shkojnë të votojnë.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.