Ambasadori rikthehet në Shqipëri pas 24 vitesh, habitet kur gjen të njëjtit politikanë në postet kyçe

572
0

Ambasadori Michel Tarran kthehet në Shqipëri pas 24 vitesh dhe i lumtur që Shqipëria, siç shprehet ai, ka ndryshuar kaq shumë.

Por, në një bisedë me Andrea Dangllin në “Off the Record”, diplomati francez shprehet i habitur që klasa politike në fakt vijon të jetë e njëjtë.

“Ka kaq ndryshime pozitive në vendin tuaj dhe fatkeqësisht nga pikëpamja politike nuk mund të them se ka ndryshime kaq të mëdha dhe kaq pozitive. Është për t’u habitur që të njejtën njerëz janë në të njëjtat pozicione kryesore. Të njëjtat argumente, të njëjtat mënyra e të bërit politike. Kjo është për t’u habitur por sigurisht që nuk gjyko,” u shpreh Tarran.

Ambasadori i OSBE-së, i cili ndodhet në Shqipëri prej 5 muajsh ka shërbyer gjatë viteve ’90 në Shqipëri e më pas në Kosovë.

“U ktheva pas 24 vitesh në Tiranë, isha këtu, punoja në Ambasadën Franceze që nga ’94 deri në ’99 dhe më vonë punova tre vite në Kosova deri në vitin 2002.”

Ambasadori thotë se pas 23 vitesh në Tiranë kthehet me gjithë qejf dhe se duke qenë se di edhe gjuhën shqipe, e ka pasur më të lehtë që të krijojë edhe miqësi në vendin tonë.

“Dua t’ju them që u ktheva me gjithë qejf sepse mua më vjen mirë që Shqipëria gjatë këtyrë viteve ka evoluar në mënyrë kaq të fortë dhe kaq pozitive nga pikëpamja ekonomike, shoqërore, zhvillimi i turizmit këtu…mua më vjen mirë. Kur flisja për Shqipërinë në Francë kishte shumë pak njerëz që dinin për vendin tuaj, kurse tani, më vjen mirë që më shumë e më shumë njerëz e dinë dhe njohin vendin tuaj.”

Ambasadori Tarran flet për një Shqipëri që tashmë njihet në arenën ndërkombëtare, por edhe për një vend shumë të gëzuar se ç’mund të ishte në vitet ’90.

“Ka ndryshuar shumë kryeqyteti juaj, por nga ana tjetër keni bërë gjatë 15-20 viteve, aq sa në qytete të tjera është bërë për më gjatë. Kur isha këtu ishte si e bllokuar situata, zhvillimi urbanistik…”