Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar sot pasi presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se vaksina e tyre kundër koronavirusit është e para në botë.
Ambasada ruse shprehet se vaksina i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë i testimeve. Po ashtu ajo ka njoftuar se që nga shtatori parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik.
Postimi i Ambasadës ruse në Tiranë:
Presidenti Rus Vladimir Putin ka njoftuar sot për regjistrimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit. Ajo ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë të testimeve.
Që nga muaji shtator parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik, kurse për grupet e tjera të shtetasve ajo pritet të jetë e disponueshme nga janari 202