Ambasada gjermane në Tiranë vjen me lajmin e keq për shqiptarët

550
0

Per shkak te situates se koronavirusit, Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane ka njoftuar sot pezullimin e aktivitetit të saj. Ambasada gjermane thekson se për procedurat e mëtejshme do të dilet në një njoftim të dytë.


“Prejt ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale, Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi. Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj”, njofton ambasada gjermane.

Por si do veprohet për rastet urgjente?

“Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm 068 202 9109. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.