Ambasada e SHBA përgezon shqiptarët: Një hap i madh për popullin shqiptar

701
0

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përshëndetur dhe përgëzuar policinë për dorëzimin tek drejtësia të Klemend Balilit. Me një status, Ambasada shprehet se është një hap i madh për zbatimin e ligjit, por ambasada sërish është e pakënaqur teksa kërkon një tjetër peshk të madh.


Mesazhi i ambasadës së SHBA: Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE.

Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën