Ambasada ben njoftimin e rëndësishëm per shqiptaret ne Greqi

2089
0

Ambasada shqiptare në Greqi me ane te një njoftimi në facebook ka treguar datat dhe oraret për aplikimin dhe tërheqjen e dokumenteve, pasaportë dhe kartë identiteti.

Për shkak të mbylljes së çdo institucioni gjatë periudhës së karantinës, takimet e  planifikuara për tu realizuar gjatë periudhës 13 mars-30 prill 2020 u anuluan. Ndërsa Ambasada e RSH në Athinë ka njoftuar sot datat e reja të takimeve të prapambetura për aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti, të cilat do të zhvillohen gjatë  muajit maj dhe qershor sipas një kalendari të ri.

“Theksojmë se qytetarët që kanë takimin e spostuar për pasaportë dhe kartë identiteti të shtunave 30 maj, 6, 13, 20 dhe 27 qershor 2020, orari i punës do të jetë 09:00 deri në 14:00”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu ambasada ka bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtës gjatë marrjes së shërbimit.

“Rikujtojmë se për të evituar çdo konfuzion dhe vonesë, qytetarët që do të paraqiten në Zyrën Konsullore të Ambasadës, për të marrë shërbim, janë të detyruar:

Të kenë të vendosura maskat dhe dorezat;

Të respektojnë rreptësishtë distancën e sigurisë midis njëri tjetrit;

Të vijnë vetëm personat fizikë që do të marrin shërbim dhe asnjë shoqërues;

Të vijnë fiks në orarin e caktuar për të evituar grumbullime të panevojshme;

Të tregojnë korrektësi maksimale në ndjekjen e udhëzimeve orientuese të punonjësve;

Qytetarët me takim që do të aplikojnë për pasaportë dhe kartë identiteti duhet të kenë bërë paraprakisht pagesën tek çdo Bankë Pireos, në numrin e llogarisë IBAN: 5053-052306-404; Kur të paraqiten në takim, qytetarët duhet të kenë me vete fotokopjet e dokumenteve të kërkuar, siç specifikohen në e-mailin që kishin marrë për datën e takimit’

Qytetarët të cilët kanë përfunduar procesin e aplikimit për pasaportë në Zyrën Konsullore deri më 6 mars 2020 dhe presin vetëm tërheqjen e pasaportës, për të evituar grumbullimet fizike dhe cenimin e rregullave të mbrojtjes së shëndetit publik në ofrimin e shërbimeve, mund të kërkojnë tërheqjen e pasaportës vetëm nëpërmjet postës. Për këtë, duhet të dërgojnë kërkesë në adresën elektronike shperndarjapp@hotmail.com dhe amb.athens.dgj@gmail.com duke bashkëlidhur

Të dhënat e tyre personale;
Kodin e tyre shumëshifror të aplikimit;
Adresën e saktë të vendbanimit (emri dhe numri i rrugës, qyteti, rrethi); dhe
Numrat e kontaktit (fiks dhe celular). Qartësohet se karta e identitetit nuk dërgohet pasi nevojitet paraqitja fizike e personit në Ambasadë për aktivizimin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.