Ambasada amerikane bën njoftimin e rendesishem per studentët shqiptar

744
0

Ambasada amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë studentët të cilët dëshirojnë të kalojnë verën duke punuar dhe udhëtuar në SHBA.

Ambasada prezanton një program shkëmbimi kulturor i hapur për studentët e universiteteve të akredituara.

“Sot bën ftohtë jashtë, por përpara se ta kuptoni – vera do të vijë shumë shpejt! Studentë të universiteteve, a jeni të interesuar që të kaloni verën duke punuar dhe udhëtuar në Shtetet e Bashkuara? Nëse po, ju mund të shihni programin Veror të Punësimit. Ky është një program shkëmbimi kulturor i hapur për studentë nga universitete të akredituara dhe rekrutimi për këtë program ka filluar! Për më tepër informacion – vizitoni faqen tonë të internetit: https://bit.ly/2L2GGPË”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.