AMA: Mbyllen transmetimet analoge në Tiranë dhe Durrës

365
0

AMA ka njoftuar se nga data 1 tetor do të mbyllen transmetimet televizive analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës. Ky është vendimi i marrë ditën e hënë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA).

Në lajmërimin e saj AMA tregon se për qarkun e Vlorës është shtyhet mbyllja e transmetimeve analoge. Ata vlerësuan se në treg ka tashmë numër të mjaftueshëm dekoderash për të plotësuar nevojat e qytetarëve.