Skip to content

Alpinistët gjejnë thesarin e çmuar që vlen qindra mijëra dollarë

    Dy alpinistë në malet çeke kanë gjetur një thesarin të çmuar. Dhjetë byzylykë ari, 17 kuti purosh, një kompakt pluhuri, një krehër dhe plot 598 monedha ari – të gjitha këto sende përbëjnë një thesar të çmuar dhe disi misterioz, i zbuluar rastësisht nga dy alpinistë në verilindje të Republikës Çeke, por ende nuk dihet se kush i ka fshehur aty.

    Mediat shkruajnë se alpinistët, dëshirojnë të mbeten anonimë, por kanë treguars e po ndiqnin një shteg të shkurtër përmes një pylli në malet Krkonoše – një zonë e njohur për ecje malore – kur vunë re një kuti alumini që dilte pjesërisht nga një mur guri. Pasi e hapën dhe zbuluan përmbajtjen, ata e dorëzuan menjëherë në Muzeun e Bohemisë Lindore në qytetin e afërt Hradec Králové, sipas Miroslav Novák, shefi i departamentit arkeologjik në muze.

    Kush mund ta ketë fshehur këtë thesar dhe pse, mbetet ende temë debatesh. Por një gjë është e qartë: depozita nuk mund të jetë më e vjetër se rreth një shekull, pasi një prej monedhave daton në vitin 1921. Për pjesën tjetër, për momentin ekzistojnë vetëm hipoteza.

    Sipas ekspertit të monedhave të muzeut, vlera vetëm e arit në monedhat – që peshojnë 3.7 kilogramë (8.16 paund) – është rreth 8 milionë korona çeke, ose afërsisht 360,000 dollarë amerikanë. Dy nga kutitë e purove janë ende të mbyllura dhe nuk janë hapur.

    Një detaj i çuditshëm është mungesa totale e monedhave vendase në këtë përzierje. “Gjysma e tyre janë me origjinë ballkanike dhe gjysma tjetër me origjinë franceze,” shpjegon Novák. “Monedhat gjermane dhe të Evropës Qendrore mungojnë krejtësisht. Kjo është veçanërisht interesante duke pasur parasysh se gjetja ndodhet në një ish-kufi etnik mes popullsisë çeke dhe asaj gjermane.”

    Sipas ligjit çek, të gjitha gjetjet arkeologjike i përkasin administratës rajonale që nga momenti i zbulimit. “Në këtë rast, thesari iu dorëzua muzeut në mënyrë korrekte,” tha Novák. “Gjetësi ka të drejtë për një shpërblim financiar, i cili varet nga vlera e metalit ose vlerësimi historik.”