Alketa Vejsiu publikon foton e rrallë me djalin. Qenka bere burre..

4439
0

Moderatorja ka mbrojtur gjithmone imazhin e tyre dhe i ka mbajtur larg publikut dhe ekranit, ku vetë ajo është rritur.

Alketa është nënë e dy fëmijëve Nicol dhe Lionel, por shumë rrallë publikon foto me ta dhe nuk tregon asnjëherë fytyrat e tyre.

Megjithatë ajo mëngjesin e sotëm vendosi të publikojë një foto me djalin gjatë pushimeve familjare në Itali.

Lionel shihet duke parë nga dritarja e dhomës dhe Alketa shkruan: “Djali im është një burrë i vogël. Rreze drite! Bekim i Zotit!”

Duket se moderatorja ka vendosur të marrë disa ditë pushimeve pas ditëve të ngjeshura me projekte.

Pasi prezantoi në festivalin e Sanremo, ajo u kthye në Shqipëri për të nisur emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.