U dëgjua ti bërtisnin nga mikrofoni i hapur, Alketa Vejsiu sqaron me ne fund: Ja c’më thanë kur dola

906
0

Alketa Vejsiu plotësoi ëndrrën e saj per te marr pjese ne Sanremo. Mirëpo prezantimi i saj është shoqëruar me disa kritika në mediat në vendin tonë.

Një ndër to është edhe fakti që doli nga skenari. Në studion e emisionit “Opinion” ku prezantuesja e njohur ishte e ftuar këtë të hënë deklaroi se i thanë që të bënte atë që di të bëjë në mënyrën më të mirë.

Ajo theksoi se në Sanremo ishte spontane. Vejsiu rrëfeu në studio se zv/drejtori i Rai Uno e ka përgëzuar për faktin që nuk e respektoi tempo-ritmin e festivalit pasi ishte një ndër momentet me më shumë shikueshmëri.

Blendi Fevziu: Po vijoj me të tjera…kritika për protagonizëm: nuk kuptoi që ishte vetëm shoqëruese e prezantuesit kryesor Amadeusit.

Alketa Vejsiu: Më thonë përpara se të dal në skenë, ji Alketa, ji e vërtetë bëj atë që di të bësh. Tani unë kronometër kur dal në skenë nuk kam… t’i ke orë zvicerane e ke më në kontroll kohën, unë më pak dhe kjo është një sëmundje profesionale ndonjëherë që ti je në kontakt me publikun ke 20 vite akumulim ëndrre dhe dëshire dhe jete dhe nuk e kalkulova me thënë të drejtën orën, nuk kisha ndërmend që të mos respektoja të zotin e shtëpisë se ai ishte kapiten i festivalit…

Blendi Fevziu: Pate problem?

Alketa Vejsiu: Ja do të them çfarë më thanë kur dola… bëj më thanë atë që di të bësh në mënyrën më të mirë dhe unë bëra Alketën unë ajo jam, ashtu flas, ashtu kam lindur në televizion, isha spontane e jetova shumë bukur atë moment dhe kjo në fakt këmbëngulje për të mos shkuar atje thjesht si një kalimtare, por si një njeri për të lënë gjurmë la gjurmë sepse media italiane e ka pasqyruar shumë bukur. Zv/drejtori i Rai Uno dje më ka takuar  dhe më tha ‘u shqetësuam momentin e parë’, unë i kërkova ndjesë dhe i thashë kërkoj ndjesë që nuk respektova tempo-ritmin e festivalit dhe ai tha, ‘në fakt bëre shumë mirë sepse gjitha u kthye pozitive sepse ishte një nga momentet me shumë shikueshmëri”.

Blendi: Në fakt një nga kritikat ishte se dolët jashtë skenarit me prezantimin e Benignit i ftuar, i cili ishte ekskluziv i Amadeusit…

Alketa Vejsiu: Është pa sens dhe kjo… Ti e shikon shumë mirë kurbën e shikueshmërisë të “Opinionit” apo jo. Italianët e kanë shumë të rëndësishme vetëm me atë punë merren dhe momenti im në këtë festival ka qenë një moment shumë i mirë në kurbën e shikueshëmrisë që tregoi dhe konfirmoi të kundërtën plus mediat dhe gjithë publiku kanë qenë dashamirës dhe balancoi gjithë këtë egërsinë… në ato 4 minuta plus që unë vodha do t’i merrja unë ato 4 minuta do t’i merrja dhe për vete, por edhe për Shqipërinë. Po s’mund të shkoja unë atje si kalimtare Blendi Fevziu. 20 vite punë nuk mund mos t’i merrja./tvklan.al