Alibeaj ‘nxin’ Shqipërinë në Tv holandez: Ky vend nuk e meriton të jetë pjesë e BE (Video)

729
0

Deputeti i PD, Enkelejd Aliebaj ka deklaruar për një emision televiziv hollandez se në Shqipërinë që partia e tij e qeverisi për 8 vite, nuk funksionon asgjë. Me ‘keqardhje’, Alibeaj është shprehur se ky vend nuk plotëson kushtet për t’u bërë pjesë e BE.

“Më vjen keq ta them, por ky vend nuk i plotëson kushtet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian”. Është pikërisht kjo fjali e artikuluar nga deputeti i PD, Enkelejd Aliebaj për një emision televiziv hollandez, ku shprehet ndër të tjera ‘me dhimbje’ se në Shqipërinë që partia e tij e qeverisi për 8 vite, nuk funksionon asgjë, ndërsa shton se ka skepticizëm sa i takon rrugës drejt integrimit europian.

Video është publikuar nga Kryeministri Rama në rrjetet sociale ku shprehet se një mbetje e biodegraduar e Shqupit po ndyn Shqipërinë. “Ja sesi një mbetje e biodegraduar e Shqupit jashtënxirret për ta ndyrë Shqipërinë në sytë e publikut hollandez”, shkruan Rama