Alfred Cako paralajmeron shqiptaret/ Nga fundi i muajit gusht nis mbyllja e madhe, më pas do na imponojne vaksinen me polici

6332
0

Konspiracionisti shqiptar Alfred Cako ka hedhur një status në Facebook në të cilin paralajmëron rrezikun që pret shqiptarët.

Sipas tij qeveria po planifikon mbylljen e madhe të vendit në fund të Gushtit dhe pasi populli të mbyllet do jetë në faliment ekonomik dhe vaksina do u imponohet me dhunë duke i kthyer në kavie eksperimentale për botën.

Sipas tij duke përdorur koronavirusin si justifikim dhe shtimin e rasteve do bëhet mbyllja graduale e aktiviteteve ndërsa në tetor-nëntor në vendin tonë do vijë vaksina e cila ende nuk dihet nëse është funksionale por do provohet tek popullata jonë.

Vetëm personat që bëjnë vaksinën do lejohen të dalin e të kenë aktivitet.

Ai fton të gjithë të shpërndajnë sa më shumë këtë të vërtetë të madhe për rrezikun që pret Shqipërinë dhe shqiptarët në pak muaj.

Statusi i plotë i Cakos:

Ja çfarë është planifikuar:

1) Në fund gusht, fillimi i mbylljes prapë nga gjoja virusi më i rëndë, do manipulojnë numrat si ju do qejfi me testet që janë totalisht një mashtrim shkencor

2) Tetor-Nentor vaksina helm vjen në Shqipëri; vaksina do të vijë kur populli do të jetë i mbyllur që të mos lejohet asnjë jashtë të organizohet kundër; nëse nuk pranoni të merrni helmin direkt ne gjak do jua bejnë me forcë, me ushtri, me polici, me dhunë.

Do të ndodhë kur të jini në pikën më të dobët, kur të jini pa bukë në shtëpi dhe pa aktivitet në biznes të falimentuar. Vetëm ata që do të bëjnë vaksinen do lejohen të dalin, do na thone djallezorët nga të gjitha qeveritë e botës. Por thjesht do ju çojnë në pranimin e helmit dhe shkatërrimin e jetës përgjithmonë pasi të merrni vaksinën. Populli i shkretë do vejë të marrë dozën e helmit.

Pse duan ta helmojnë? Sepse duan të ulin popullsinë e botës siç e kanë planifikuar dhe pjesa tjetër do të ketë shtypje totale sepse jane gjithe kohën të dobët e të sëmurë, ju është dëmtuar truri, ndaj nuk mendojnë dot. Prandaj shpërndani të vertetën sot te të gjithë, asnjë sekondë mos humbni se kjo është axhenda më djallëzore që është planifikuar ndonjëherë.

Dhe më pas të reagojmë e të mbrohemi duke filluar punën që tani, se më pas do të jetë tepër vonë. bejini screen shot dhe hidheni here pas here nese na i heq Policia e Mendimit ketu postimet.