Alfred Cako me nje teori tjeter: Mos lejoni t’ju vendosin termometri në ballë, ja cfare shkakton…

646
0

Konspiracionisti shqiptar Alfred Cako, e ka shprehur publikisht se nuk beson te koronvirusi.

I ftuar në emisionin “E Diell”, në Top Channel, ai u tha se është iniciatori i një lëvizje të quajtur “No Vax” dhe themeluesi i saj në Shqipëri.

Cako u shpreh se lëvizja që ai mbështet është kundër vaksinës, kundër maskës, e tamponëve që për të janë një mashtrim të madh, madje ai shtoi se ata janë kundër matjes së termometrit në ballë.

Këtë ai argumentoi duke thënë që ka të bëjë me shkatërrimin e nivelit të shtatë që ndodhet në gjëndrat pishore.

“Unë kam iniciuar një lëvizje të quajtur “No Vax”, jam themeluesi i kësaj lëvizje në Shqipëri. Ne jemi kundër vaksinës, maskës, tamponëve. Ne jemi kundër matjes së termometrit të ballit, që është një gjë shumë e rrezikshme, sepse ka të bëjë me shkatërrimin e nivelit të shtatë të gjëndrave pishore”, tha ndër të tjera Cako.