Alfred Cako habit me paralajmerimin: Do të them dy gjëra qe do t’ju duken te pabesueshme, cfare pritet në muajt tetor-nëntor

185
0

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë dje disa palajmerime të bujshme teksa ishte në “Rrethi Katror” në “E Diell”. Cako u shpreh se presidentin amerikan, Joe Biden, mund të ikë nga detyra dhe në vend të tij do të vendoset njëra nga dy gratë, Harris apo ajo tjetra e Kongresit.

“Do t’ju them nja dy gjëra që njerëzve do u duken ndoshta të pabesueshme. Unë nuk jam profet por nga gojët e liga që më vijnë mua informacione  në këtë muaj do ndodhin gjëra të stuhishme, që do mbahem mend në historinë botërore.

Muajt tetor-nëntor mund të ndodhin. Mendoj që në javën që vjen do ndodhin këto gjëra. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është lidership botëror do të largohet Jo Biden, që e kemi thënë, do vendoset njëra nga dy gratë, Harris ose ajo e kongresit.  E keni parë Joe, e ka ulur shumë prestigjin e presidentit amerikan nga ndonjë sëmundje.

Ngjarje tjetër e rëndësishme është se në këtë muaj do të pritet arrestimi i ish-presidentit Donald Trump me akuzën për ngjarjen e 6 janarit. Kjo do të ketë si qëllim nxitjen e luftës civile në SHBA dhe çdo gjë është e orkestruar.

Në SHBA do futet ligji ushtarak dhe gjithë qëllimi është mbajtja e njerëzve në shtypje dhe në terror.

Në fund të muajit apo fillim nëntori, do të kemi 10 ditët e errësirës, do të zhduket interneti do të mbyllen televizionet sidomos në SHBA, errësirë totale. Ndoshta në të gjithë botën. Do të bjerë edhe sistemi financiar, ju kam thënë që do të zhduken kreditë dhe debitet”, tha Cako.