Skip to content

Albani dhe Miriami japin lajmin e madh

    Kantautori Alban Skënderaj ka realizuar mbrëmjen e sotme një koncert recital në Prishtinë.

    Gjatë këtij koncerti Albani ka bërë me dije për ndjekësit dhe fansat e tij se së shpejti ai dhe bashkëshortja e tij Miriam Cani do të bëhen prindër për të dytën herë.

    Përpara se të interpretonte këngën “Dhurata” Skënderaj tha:

    “Këtë këngë ja kushtojmë vajzës sonë Ameli dhe një engjëlli që po vjen në jetë”.

    Pas këtij lajmi publiku ka shpërthyer në duartrokitje. Gjatë muajit maj Albani dhe Miriami u lidhën në martesë në Maldive.