Skip to content

Alarmi për bombë te “Plaza”, klientët dalin jashtë të tmerruar (VIDEO)

    Një alarm për bombë ka tronditur sot qendrën e Tiranës, ku policia ka reaguar me shpejtësi duke rrethuar hotelin “Plaza”.

    “Keni bombë në parking, keni 5 minuta kohë të dilni“. Këto ishin fjalët e një telefonuesi i cili ngriti në këmbë Policinë e Tiranës këtë të premte në mbrëmje duke alarmuar për bombë në parkingun e Hotel Plaza.

    Personeli është evakuuar menjëherë, ndërsa njësitë antieksplozive po punojnë për të verifikuar dhe neutralizuar çdo kërcënim.

    Siç mund ta shihni nga pamjet, edhe klientët e alarmuar kanë dalë jashtë ambienteve të hotelit.

    Personi ende i paidentifikuar ka telefonuar recepsionisten e hotelit.

    Efektivët e policisë kanë rrethuar zonën dhe forcat xheniere ndodhen në vendin e ngjarjes ku kanë nisur verifikimet dhe hetimet.

    Nuk dihen ende shkaqet e alarmit apo autorët e mundshëm, ndërsa hetimet vazhdojnë.