Një lajm jo i mirë na vjen nga vendi fqinj i Greqisë.
Greqia u godit të dielën nga moti ekstrem shoqëruar me erëra të forta, me ndërprerjen e lidhjeve detare, vonesa në trafikun ajror dhe bllokim të rrugëve për shkak të rrëzimit të pemëve në rajonin e Athinës, njoftuan forcat zjarrfikëse.
Ndërprerje të energjisë elektrike u regjistruan në veri të vendit dhe në periferinë verilindore të Athinës. Në Nea Smyrni, në jug të kryeqytetit, një duzinë automjetetesh janë dëmtuar nga rrëzimi i pemëve. Deri në këto momente, forcat zjarrfikëse sigurojnë se nuk ka asnjë të plagosur.
Sipas shërbimeve meteorologjike të vendit, moti i keq do të vijojë deri të martën.
Shpëjtësia e erës arriti deri në 140 kilometra në orë, e regjistruar në Detin Egje nga Observatori Kombëtare të shtunën në mbrëmje.
Në veri të vendit, reshjet e dendura të dëborës ofronin pamje mbresëlënëse të Selanikut, qytetit të dytë më të madh në vend, i mbuluar nën petkun e dëborës. Në Traki në kufirin me Turqinë, temperaturat u regjistruan deri në minus 9 gradë Celsius.