Alarmi nga ekspertët shqiptarë, mos i fusni në gojë këto produkte, rrezikoni shumë

475
0

Ekziston një nevojë urgjente vlerësimi Kombëtar i Riskut të Sigurisë Ushqimore, pasi ende nuk janë identifikuar produktet më risk.

Nga analizimi qe i eshte bere 5 llojeve te ushqimeve, produkte vendi dhe importi, eshte konfirmuar cilësiaë e dobët dhe rrezikshmëria për konsumatorët.

Alarmi vjen pas studimit të Shoqatës së Prodhuesve Ushqimorë në vend, sipas te cileve, problemet më të mëdha u evidentuan tek mishi dhe nënproduktet e tij, ku 15 % e produkteve të analizuara rezultuan me ngarkesë të lartë mikrobiale ndërsa 20% e mishit, kryesisht e produkteve të sallamit, rezultoi me ngjyrues, që shërben për ta bërë mishin të duket sa më i freskët.

Kreu i Shoqatës së Industrisë Ushqimore Shqiptare, Alban Zusi, thotë se përmbajtje të dëmshme për shëndetin e njeriut janë konstatuar edhe tek produktet e qumështit, vaji i ullirit dhe gjalpi.

“Nga 8 produkte dhe nënprodukte të qumështit, dy prej tyre (25 %) rezultuan me aflatoksinë. Përsa i përket vajrave të analizuar, parametrat e tyre rezultuan brenda normave për 80% të tyre. Për një nga vajrat e ullirit të testuara, rezultoi se parametrat e tij nuk përputhen me ato të vajit të ullirit, ekzaminimi spektrofotometrik dhe metilet e jashtme të acideve yndyrore rezultuan jashtë normave. Një nga produktet e gjalpit me sasi të acidit oleic më të lartë se normat e lejuara”, tha ai per Klan Plus.

Nisur nga gjetjet e konstatuara, sa i përket mungesës së sigurisë ushqimore në vend, Alban Zusi kërkon nga qeveria ashpërsim të ligjit deri në dënimin me burg për ata që shkelin standardet e sigurisë ushqimore dhe rrezikojnë jetën e konsumatorit.