Alarmante, por e vërtetë! Zbuloni veset që po ju shkurtojnë jetën!

819
0

Koha kur hani, mënyra si shihni televizor dhe një sërë zakonesh higjenore mund të duken të padëmshme, por dijeni se ato po shkurtojnë vitet e jetës suaj heshturazi.

Ngrënia në mesnatë
Papritur ju del gjumi dhe doni me patjetër të hani diçka, qoftë e ëmbël apo e kripur. Por me shumë gjasa ju nuk e dini se ngrënia në mesnatë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose diabetit, kjo sipas hulumtimeve nga Universiteti Kombëtar Autonom i Meksikës në Mexico.

“Ky zakon rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, sepse pas këtij ‘vakti’ trigliceridet do të mbeten në trupin tuaj për një kohë të gjatë”, thotë autori i studimit Ruud Buijs, Ph.D.

Trigliceridet janë yndyrna të rrezikshme të gjakut që grumbullohen në indet yndyrore (kryesisht rreth barkut) dhe nuk mund t’i heqësh ato aq lehtë, shpjegon ai.

“Gjëja më e mirë që mund të bëni është të hani sa më pak të jetë e mundur gjatë natës dhe të mbani një distancë rreth 11 deri në 12 orë mes vaktit të mbrëmjes dhe vaktit tjetër, mëngjesit.”

Mania që keni për t’i shtuar kripë çdo gjëje
Nëse shtoni kripë në çdo gjë që hani, mund të rrezikoni shëndetin tuaj. “Në hulumtimet e kryera ushqimi shumë i kripur shkaktoi 9.5 për qind të totalit të vdekjeve të lidhura me dietën“, sipas një studimi në Journal of the American Medical Association. Përdorimi pa kriter i kripës mund të dëmtojë gjithashtu zemrën dhe veshkat.

Ngrënia e thonjve
“Mendoni se ngrënia e thonjve është vetëm një ves i bezdisshëm? Mendohuni përsëri. Ky veprim mund t’ju vërë në rrezik ndaj baktereve gojore, si eikenella corrodens ose bakteret e lëkurës,” shpjegon Adam Friedman, MD, një profesor i asociuar i dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë në George Washington.

“Ngrënia e thonjve herë pas here mund të çojë në infeksione të thella që përfshijnë strukturat më të thella të gishtit. Bakteret mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe mund të shkaktojnë sepsinë, një infeksion potencialisht kërcënues për jetën”, shprehet Adam Friedman.

[Burimi: Reader’s Digest] http://konica.al