ALARMANTE! Mos i konsumoni këto turshi, mund t’ju shkaktojnë edhe vdekjen…

717
0

Disa lloje të turshive japoneze të prodhuara nga kompania kaliforniane Choshiya Honten Ltd janë tërhequr nga tregu për shkak të një rreziku të mundshëm nga bakteri Clostridium botulinum, i cili mund të shkaktojë botulizëm një infeksion i rëndë që ndikon në sistemin nervor, duke çuar në paralizë të muskujve dhe vështirësi në frymëmarrje.

Autoritetet paralajmërojnë konsumatorët që të mos konsumojnë këto produkte, pasi bakteri prodhon toksina vdekjeprurëse në kushte me pak oksigjen, duke e bërë atë veçanërisht të rrezikshëm në ushqime të konservuara ose të fermentuara në mënyrë të gabuar. Tërheqja e produkteve vjen si një masë parandaluese për të shmangur çdo rrezik shëndetësor të mundshëm për konsumatorët.