Alarm për bombë në shkollat e Tiranës, cfarë u zbulua nga policia..

149
0

Në disa shkolla të Tiranës ka patur alarmë për bomba dhe u kërkonte nxënësve të dilnin jashtë.

Policia ka kryer kontrolle dhe nuk është konstatuar gjë. Mendohet se kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.

E-mail ka shkuar në adresën e disa shkollave në Tiranë. Është duke u hetuar se kush është personi që ka dërguar e-mail.

Ajo që është bërë publike deri më tani është një e-mail i siguruar nga Report Tv, i dërguar Shkollës Katund i Ri, ku bëhen thirrje radikale për dhunë dhe gjak. Pas kontrolleve të policisë, mësimi vijon normalisht.