Alarm në Itali, rritet fri kshëm numri i të infektuarve me koronavirusi

592
0

Autoritetet italiane te shëndetësisë treguan të premten se rritja e rasteve me COVID-19 është akoma në rritje në Itali, me 19,143 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Sipas medieve italiane, kjo rritje dallon nga 16,079 raste të reja që ishin të enjten.
Autoritetet thane se 182,032 teste për COVID-19 janë bërë në 24 orët e fundit, niveli më i lartë që nga fillimi i urgjencës së koronavirusit.
Ajo tha se 91 të sëmurë nga COVID-19 kanë nderruar jete në 24 orët e fundit, nga 136 të enjten. Kështu, numri i të vdekurve në Itali nga coronavirusi tani qëndron në 37.059.

Autoritetet bëne të ditur se 186,002 njerëz janë aktualisht pozitivë, 16,700 më shumë. Numri i të rikuperuarve u rrit për 2,352 në 261,808, ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara, përfshirë personat qe kane nderruar jete, të rikuperuarit dhe aktualisht pozitivë, është 484,869.