Skip to content

Akuzohet për drogë në Australi, reagon për herë të parë Elvis Pupa dhe bashkëshortja: Ndodhem në..


    Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka reaguar pasi sipas mediave australiane akuzohet për kultivim droge.Ai shprehet se nuk është arratisur, por ndodhet prej më shumë se një muaji në Tiranë.Reagimi i plotë i Pupës:Jam
    i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po
    qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe
    “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një
    muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta
    profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europe.Çdo
    përpjekje për ta paraqitur ketë situatë ndryshe është një manipulim i
    pastër i informacionit, një keqinterpretimi qëllimshëm që synon të bëjë
    lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.Sa i përket
    bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional
    dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht
    është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç
    është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit.Fatkeqësisht,
    kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi
    dhe klikimesh, ku deformimi ka marrë vendin e të vërtetës. Jetët tona
    janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me
    dinjitetin e njerëzve.Jeta vazhdon normalisht, me punën
    dhe përgjegjësitë tona të përditshme. Ne do të përballojmë çdo situatë
    me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën. Faleminderit për
    mirëkuptimin dhe mbështetjen që shumë prej jush na kanë treguar.
    Për ngjarjen ka reaguar edhe bashkëshortja e tij Belina Pupa.“Të
    dashur miq, ndjekës dhe bashkëpunëtorë, dua t’ju falënderoj me zemër
    për të gjithë mesazhet, mbështetjen dhe dashamirësine që me keni treguar
    këto ditë. E ndjej të nevojshme të ndaj me ju disa sqarime në lidhje me
    lajmet që kanë qarkulluar në media.Aktualisht jam
    plotësisht e lirë dhe po vazhdoj aktivitetin tim profesional si
    zakonisht. Kërkesa që është bërë nga avokatët e mi lidhet vetëm me
    udhëtimet ndërkombëtare për arsye pune – një nevoje legjitime për të
    vijuar angazhimet e mia në Shqipëri, SHBA dhe Australi.Për
    respekt të procesit ligjor që është ende në zhvillim, nuk mund të jap
    detaje të mëtejshme. Por jam e bindur se gjithçka do të sqarohet në
    mënyrë të drejtë dhe transparente.Një apel për mediat:
    ju ftoj të ruani profesionalizmin dhe të mos i dorëzoheni spekulimeve.
    Raportimi korrekt dhe etik është më i nevojshëm se kurrë, veçanërisht
    kur bëhet fjalë për figura publike dhe çështje të ndjeshme. Nëse
    vendosni të citoni media të huaja, bëjeni saktë. Dhe nëse zgjidhni të
    punoni për klikime, të paktën mos dëmtoni të vërtetën. Sa për çështjen,
    ja lëmë kohës dhe drejtësisë të flasë e fundit
    “, ka shkruar ajo.“Një
    influencuese në rrjetet sociale dhe terapiste e njohur në Adelaide
    është akuzuar për një perandori kanabisi, ndërsa partneri i saj, i
    bashkë-akuzuar, është larguar nga vendi”, kështu shkruajnë mediat
    australiane duke iu referuar Belina Pupës dhe aktorit të njohur të
    humorit Elvis Pupa.Referuar mediave në Australi, bëhet me dije se
    çiftit i është zbuluar një ‘shtëpi bari’ në Adelaide ku ata jetojnë
    prej shumë vitesh.Belina Pupa
    përballet me akuza për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe
    ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa po
    ashtu i bashkë-akuzuar është edhe aktori.Psikologia është
    paraqitur në gjykatë dhe aktualisht është në liri me kusht, ndërsa Elvis
    Pupa thuhet se është larguar nga Australia dhe është shpallur në kërkim
    nga autoritetet atje.