Aktorja tregon si humbi 35 kilogramë (Video)

Kilet e tepërta shpeshherë kthehen në sfidë për shumë prej nesh. Nëpërmjet dietave dhe ushtrimeve fizike ne jemi në luftë të vazhdueshme për të arritur formën perfekte. Një rast suksesi, e cila me vullnet dhe përkushtim arriti të heqë kilet e padëshiruara, është pikërisht aktorja e mirënjohur dhe njëkohësisht moderatore, Rudina Dembacaj. Falë ushtrimeve të vazhdueshme dhe një diete të nisur vite më parë, sot Rudina gëzon një peshë ideale.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan Rudina Dembacaj rrëfeu se si arriti të heqë kilet e tepërta në mënyrë të shëndetshme në një periudhë kohore prej 3 vitesh.

“Unë kam patur një mbipeshë të fuqishme dhe maksimumi i kilogramëve, që kam arritur ka qenë 87 kilogramë. Shtimin në peshë e kam kaluar dy herë, sepse edhe gjatë shtatzënisë kam shtuar 28 kile, që ishin shumë në fakt, por për kilet e adoleshencës mu deshën 3 vjet që të bija në mënyrë të shëndetshme. Kam qenë fëmijë topolak, por jo e shëndoshë. Në vit të parë në gjimnaz, kur zbuluam sufllaqet fillova dhe u shëndosha shumë. Në atë periudhë unë e ekzagjeroja në çdo gjë. Mamaja ime e kishte zakon të më thoshte po haje dhe këtë se dy lugë janë dhe kur u shëndosha më thoshte ti ha, por je bërë sa një lopë.

Por unë nuk e përjetoja keq këtë gjë. Unë pata fatin të ndihesha mirë me gjithë peshën time, më dukej vetja alamet seksi, nxirrja edhe barkun jashtë. Maksimumi që vuaja ishte që shoqet e mia lëviznin pak më lirshëm dhe unë përtoja pak. Kisha energji si njeri, por e kisha të vështirë të lëvizja. Nuk e kam ndjerë bulizmin sepse bëja ironi me peshën time. Më shkonin batutat dhe bisedat. Edhe pse kanë kaluar vite që unë jam dobësuar, thellë jam ende ajo vajza e shëndoshë. Nuk më shkon më autoironia si më përpara. Mbipesha më ka zgjatur nga viti i parë deri në vitin e katërt gjimnaz.

Vendimi për t’u dobësuar nuk ishte aq poetik sa mund të mendohet. Nga mbipesha mua filluan të më dhimbnin këmbët nga këpucët e sheshta. Mjeku ortoped më tha që gjithë verën do rrija me atlete, sepse do përdorja një shollë këpuce specifike. Nuk mund ta imagjinoja që gjithë verën ta kaloja me atjete dhe vendosa të dobësohesha. Nuk ndoqa ndonjë dietë specifike, por tre muajt e parë rashë shumë. Hoqa çdo gjë që më dukej e tepërt dhe për tre muaj rashë 6 kile. Pjesën tjetër të kileve e humba gjatë tre viteve dhe arrita në 54 kile, aq sa jam edhe sot. Unë nuk jam ndonjë tip sportiv, siç e thash përtoja të lëvizja, por pasi fillon javën e parë dhe javën e dytë stërvitja të bëhet e domosdoshme”, tha Rudina Dembacaj./tvklan.al

- Advertisement -

Alban Dudushi flet për herë të parë për sëmundjen e rëndë: Mendova se po kalonte, por ishte..

Përpara çështjes së kontratës me RTSH-në, Alban Dudushi është përballur me një problem shëndetësor, të cilit fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi. Në një...

“Kam dy vjet pa e parë”, Endri Prifti rrëfen pengun e madh të jetës

Këngëtari Endri Prifti i ftuar në Living Room të moderuar nga Brunilda Lahe ka folur për jetën e tij private dhe marrëdhënien e tij...

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.