Aktorja e madhe shqiptare përlotet live: Babai më la kur isha 3-vjeç

Aktorja e njohur Marjana Kondi ishte ndarë nga i ati në moshë fare të vogël.

Si e rritur pa të atin, aktorja nuk e ka pasur të qartë përfytyrimin e tij, por pikërisht atëherë kur e takoi dhe ishte pothuaj 50-vjeçare, ai i ishte dukur i njëjtë – ai që e la në moshën 3-vjeçare.

Sonte, nga Kurthi i Piter Panit, Marjana Kondi është vënë edhe një herë tjetër në vështirësi përballë pyetjeve të fëmijëve. E pyetur për raportin me të atin, Marjana tha se ajo nuk e ka gëzuar praninë e tij si ata:

“Unë kam qenë tre vjeç kur babi nuk ishte më me mua, se babi im ka qenë pilot. Jeta shkoi dhe kur unë isha 49 – 50 vjeç, çuditërisht portreti i tij ishte siç e kisha lënë unë kur isha 3 vjeç” – tha ajo me zërin e dridhur nga emocioni

Por fëmijët nuk e lanë me kaq. Më tej, ata e pyetën edhe për raportin me të ëmën. Këtu, Marjana e kishte vështirë ta mbante veten.

E ëma e saj nuk jeton më, por ajo e kujton gjithmonë, edhe përmes rasteve si ky i sotmi, mes lotësh: “Bota është e bukur shumë me të gjitha mamatë dhe baballarët”, – tha ajo e prekur nga kujtimi i së ëmës. http://www.albeu.com/showbiz/aktorja-e-madhe-shqiptare-perlotet-live-babai-me-la-kur-isha-3-vjec/388469/

- Advertisement -

Përlotet Bieta, cfarë ndodhi në studio me të ftuarën: Të kisha në krah, të kam në shpirt

Në një rrëfim të ndjerë, të sinqertë dhe frymëzues, autorja dhe poetja Rita Petro ka treguar ditën e sotme se si ka ndikuar mungesa...

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.