Aktorja e humorit kthehet në Tiranë, por mezi pret të largohet e zhgënjyer: Një fshat i madh i mbytur nga pluhuri

2787
0

Aktorja e humorit në formatet më të njohura të humorit si: Portokalli, ish-Apartamenti 2XL dhe Al Pazar, Oriana Cama prej kohësh është shkëputur nga profesioni i saj.

Ajo është larguar nga Shqipëria pas martesës dhe aktualisht jeton e vepron jashtë Shqipërisë.

Aj është rikthyer në Tiranë pas një viti për disa ditë por mesa duket është zhgënjyer.

Zhgënjimin e saj për kryeqytetin ajo e ka shprehur në rrjetet sociale.

“Më duket sikur jam kthyer në Tiranë në vitin 1997 dhe mezi po pres të të iki”, shkruan ajo e cila ka publikuar edhe një foto.

Ja çfarë shkruan aktorja në postimin e plotë:

“Kisha një vit e një muaj pa ardhur në Tiranë. I kam numëruar të gjitha ditët, kam qarë shpesh, dhe shpesh kam menduar të kthehem duke më munguar çdo gjë që kisha investuar shpirtërisht dhe profesionalisht. Kisha një javë që nuk flija nga lumturia që do vija në Tiranë. E gjeta Tiranën të shkatërruar. Të rrënuar. Të shpërfytyruar në çdo cep. Më duket sikur është një qytet në të cilin s’kam jetuar kurrë. Një fshat i madh i mbytur nga pluhuri, trafiku dhe kaosi. Njerëz me fytyra të trishtuara dhe të lodhura. Më duket sikur jam kthyer në Tiranë në vitin 1997 dhe mezi pres të iki. Çfarë trishtimi. Më duket sikur kam jetuar në një qytet imagjinar që më mungon shumë, shumë”