Aktorja 55-vjeçare jep lajmin për shtatzëninë me të dashurin e saj 24-vjeçar. Përdorën një..

502
0

Alina Lozano, 55 vjeç, u martua me influencuesin Jim Velásquez, 24 vjeç, në nëntor të vitit të kaluar.
Dasma e tyre ngjalli një debat të madh në atë kohë, kryesisht për shkak të diferencës së tyre ekstreme në moshë – megjithatë, Alina këmbënguli se marrëdhënia e tyre nuk bazohej në përfitime financiar.

Tani ata kanë së bashku mbi një milion ndjekës në Instagram – kanë mahnitur fansat duke njoftuar lajmet e tyre familjare.
“Miq, ngjizja në mënyrë natyrale është e vështirë, por shkenca ka përparuar shumë dhe ne duam ta bëjmë këtë për gratë e të gjitha moshave që kanë një problem të mbeten shtatzënë ose kur i kalojnë të 50-at,” tha Alina, e cila jeton me bashkëshortin e saj në Kolumbi.

Çifti përdori një klinikë fertiliteti për t’i ndihmuar ata të mbeten shtatzënë, por u ka kushtuar mbi 24 mijë Euro deri më tani.

Alina tha: “Jemi pyetur se sa kushton trajtimi nga shumë njerëz, procesi i riprodhimit të asistuar dhe klinika e fertilitetit. Ne nuk do t’ju tregojmë për maturi, por ju sugjeroj të kurseni dhe të jeni të durueshëm, sepse do t’ju duhen para dhe durim.”
Ndërsa Jim thotë : “Ishte £ 20,918. Janë shumë, por ia vlejti sepse mund të shihni se mrekullia jonë e vogël po vjen.”

E lindur në Kolumbi në vitin 1969, Alina është një aktore dhe skenariste e cila ishte e martuar me aktorin kuban Mijail Mulkay nga 2005-2008.