Aktori Neritan Liçaj mesazh polices që humbi gishtat: Trego të vërtetën

622
0

Ina Nuka është policja që humbi dje gishtat e njërës dorë në protestën që u mbajt nga banorët e Unazës së Re. Ina do dërgohet në Stamboll për operacion dhe gjatë këtyre orëve ka qenë kryefjala e mediave. Për rastin e polices ka reaguar edhe aktori i njohur Neritan Liçaj i cili me një postim në Facebook i kërkon Inës të tregojë të vërtetën çfarë ka ndodhur.

“Me shume respekt ju drejtohem ju oficere e policise Ina Nuka.
Kam vleresimin maksimal per ju dhe te gjithe uniformat sepse jam rritur dhe edukuar nga nje baba ushtarak.E di shume mire sa detyre te bukur te veshtire plot pergjegjesi dhe delikate keni te gjithe ju ne uniforme!
E njoh me detaje formulen e betimit kodin e nderit dhe te te vertetes qe udheheq parimin tuaj baze ne thirrjen e brendeshme qe keni si njerez per ti sherbyer ketij vendi,kombit dhe flamurit.Per kete gezoni mirenjohjen dhe rrespektin te pakten timin personal.
Do te te isha shume mirnjohes qe ne baze te ketij betimi te te vertetes dhe sikur ajo tju rrezikoj gjithcka deri dhe jeten tuaj sipas kodit te ushtarakut te thoni te verteten tuaj..dhe jo ate tregone propoganda e cartur ku del nje here kater gisht te prere nje here dy gishta te prere nje foto me nje gishte te fashuar dhe nje me floke geshtenje me dy duar te fashuara…
Si ushtarake ne detyre e keni gjithe te drejten dhe detyren te thoni te verteten dhe vetem te verteten dhe te mos lejoni qe nderi juaj si ushtarake ne detyrete behet loje qe trazon nje vend te tere qe ju jeni betuar ta mbroni.
Me shume rrespekt per ju.
Do ishe heroina ime nqs do e beje kete gje.Te tregoje te VERTETEN para shqiptareve!”, shkruan Liçaj.