Skip to content

Aktivistja Greta Thunberg vjen në Tiranë për të protestuar për Palestinën

    Të mërkurën [23 korrik] në Tiranë do të mbahet një protestë pro Palestinës dhe pjesë e saj do të jetë aktivistja e njohur, Greta Thunberg.

    Në një videomesazh në rrjetet sociale, Thunberg thekson se tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00.

    “Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur. Nesër do t’i bashkohem protestës në Sheshin Skënderbej në Tiranë, në orën 18:00. Shpresoj të të shoh aty”, shprehet ajo.

    Më tej shton se tubimi do të jetë për të kërkuar “fundin e pushtimit të paligjshëm, aparteidit dhe gjenocidit të Izraelit”.

    Solidarity Albania, një grup për të drejtat e njeriut dhe paqe ndërkombëtare që ka njoftuar protestën dhe postoi videon e Thunberg, konfirmoi për Tvklan.al se “Po, Greta Thunberg do të jetë në Tiranë nesër”.