Aksion si në filma, pronari italian zbulon nga celulari se po i vjedhin shtepinë, i ndjek hajdutët me makinë, kapet shqiptari..

130
0

Viktima kundër grabitësve. Është kjo ajo që ka ndodhur në Itali, ku pronari i një shtëpie është vënë në ndjekje të hajdutëve, të cilët ishin futur në shtëpinë e tij për të vjedhur. Gjithçka nisi të shtunën (21 Janar) kur një 33-vjeçar, i cili ishte me disa miq në një lokal, mori sinjalin në celular se hajdutët kishin hyrë në shtëpi.

Në atë moment, i riu ka lajmëruar karabinierët, por nuk e la me kaq. Ai i hipi makinës tip “Ford Fiesta” së bashku me dy miqtë e tij dhe ka shkuar drejt banesës. Atje ka vënë re një “Audi RS5” me dy persona brenda ndërsa dy të tjerë ndodheshin brenda një magazine në pronësi të 33-vjeçarit.

Sapo panë pronarin e shtëpisë, të gjithë hajdutët kanë hyrë në makinë dhe janë përpjekur të largohen. Në këtë moment, ka mbetur i plagosur një shok i pronarit.

Ndërkohë, vetë pronari bashkë me shokun tjetër u vunë në ndjekje të “Audit” me “Fordin” e tyre. Në një kryqëzim rruge dy makinat u përplasën me njëra-tjetrën. Në këtë moment përfundoi arratia e 4 hajdutëve me makinë. Por 3 prej tyre largohen me vrap. I vetmi që kapet është një 43-vjeçar shqiptar, me precedentë të mëparshëm penalë. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, rezulton se makina tip “Audi” ishte vjedhur më 19 Dhjetor në Segrata. Ndërkohë targa e përdorur ishte vjedhur në një vend tjetër. Në sediljen e pasagjerëve autoritetet gjetën bizhuteri, orë dhe pajisje të vogla elektroshtëpiake. Policia vijon punën për të gjetur pjesën tjetër të anëtarëve të bandës