Aksidentohet Autobusi shqiptar në Kroaci, detajet e para

496
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci rreth orës 23:40 të së shtunës. Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në një autostradë në kryqëzimin mes Brinje-s dhe Ogulin-it. Sipas mediave kroate një person ka ndërruar jetë ndërsa të paktën 7 të tjerë dyshohet se janë plagosur.

Të plagosurit janë transportuar në spitalet në Ogulin dhe Karlovac. Mediat shkruajnë se dyshohet se viktima është një 58-vjeçar shqiptar, shoferi i autobusit. Për arsye të paqarta, shkruan Jutarnji, shoferi ka kthyer djathtas, ka goditur barrierën dhe më pas është përmbysur në anën e majtë.

Sipas policisë kroate, në momentin e ngjarjes në autobus ishin 9 pasagjerë dhe shoferi. Siç raportojnë mediat, hetimet vijojnë ende për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti është krijuar trafik në drejtimin për në Zagreb. Po ashtu, siç duket edhe nga fotot në zonë ka reshje të mëdha dëbore