Skip to content

Aksidenti TRAGJIK në Tiranë, makina bie në greminë…Konfirmohen dy të vdekur,

    Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Zall Bastar të Tiranës.

    Sipas informacioneve nga hetimi në vendngjarje, rreth orës 14:10, automjeti me të cilin po udhëtonin shtetasit Medi Daci rreth 45 vjeç, dhe Beqir Hyta, 50 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

    Për fat të keq, të dy personat kanë humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra.

    Pak pas njoftimit, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit në një segment të vështirë malor ka sjellë daljen nga rruga dhe rënien në humnerë, por shkaqet e sakta mbeten ende për t’u përcaktuar.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë.

    Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas.

    Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.