Aksidenti tragjik në Fier, hetuesit zbulojnë fakte të reja: Francezja e kishte…

743
0

Hetuesit kanë zbuluar fakte të reja lidhur me aksidentit me tre viktima në Fier. Fisnik Murataj ishte në drejtimin e makinës “Suzuki” me targa greke, ndërsa pasagjerë ishin e fejuara e tij franceze dhe djali i xhaxhait.

Për shkak të lodhjes gjatë dasmës, hetuesit thonë se dy pasagjerët Agustin Murataj dhe francezja Nazie Ahmet i ka zënë gjumi gjatë rrugë, ndësa shoferi 32-vjeçar ka qenë i përgjumur kjo ka bërë që makina të dalë nga rruga.

Fillimisht, makina tip fuoristradë ka dalë nga rrugë për shkak të përgjumjes së 32-vjeçarit dhe ka përshkuar një distancë prej gati 50 metra në arë. Por, pavarësisht manovrimit të shoferit, ka rezultuar fatale rënia në kanalin vaditës. Sipas grupit hetimor që po merret me zbardhjen e rrethanave të aksidentit, lodhja e drejtuesit të mjetit dhe shpejtësia tej normave të lejuara dyshohet se kanë çuar në humbjen e vë- mendjes, duke bërë që makina të dalë nga rruga.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe shenjave që ka lënë automjeti, dyshohet se lodhja e drejtuesit, pagjumësia dhe shpejtësia e lartë, janë shkaqet, por në ditët në vijim pritet të dalim me një konkluzion më të qartë”, citojnë burime nga hetimi.

Tre të rinjtë udhëtonin nga Fieri në drejtim të shtëpisë së tyre në fshatin Kutë të Mallakastrës. Pasi kishte mbaruar dasmën e të vëllait, Fisnik Murataj ka marrë të fejuarën, Nazie Ahmet dhe djalin e xhaxhait, Agustin Murataj, dhe ishin nisur për në shtëpinë e babait në fshat. Humbja e kontrollit të drejtuesit mbi mjetin bëri që ky i fundit të dalë nga rruga, duke fluturuar rreth 50 metra në anë të rrugës dhe ka përfunduar në kanalin vaditës.

Dyshohet që dy pasagjerët kanë qenë në gjumë në çastin kur ka ndodhur ngjarja. Gjatë mesditës së të martës, rreth orës 12:30, dy kushërinjtë Murataj janë përcjellë për në banesën e fundit, ndërsa trupi i pajetë i shtetases franceze do të dërgohet në vendlindjen e saj, nëpërmjet ndërmjetësimit të Ambasadës Franceze në Tiranë.

Miq e të afërm të familjes Murataj i kanë dhënë lamtumirën e fundit Fisnik dhe Agustin Muratajt, një ditë pasi kishin festuar me rastin e martesës së vëllait të 32-vjeçarit.

Mes dhimbjes, familjarët i kanë mbajtur trupat e dy të rinjve në një banesë, në shtëpinë e familjes së Fisnikut, aty ku edhe u janë bërë homazhet dhe nderimet e fundit dy të rinjve dhe më pas janë përcjellë për në banesën e fundit pranë e pranë njëritjetrit.

Aksidenti tragjik ndodhi në rrugën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibop, duke përfunduar në kanal.

Automjeti tip “Suzuki” me targë greke IHZ 1755, me të cilën tre të rinjtë po udhëtonin, doli nga rruga dhe më pas përfundoi në kanalin vaditës të fshatit. Makina e aksidentuar u gjet vetëm në mëngjes, rreth orës 08:00, rreth 5 orë pas ngjarjes tragjike. Dyshohet se viktimat kanë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë në ujë. Kanë qenë banorët e fshatit Varibop, që kanë tokat e mbjella në këtë vend, ata të cilët zbuluan ngjarjen e rëndë.