Ka ndërruar jetë në spital vajza 8 vjeçe nga Sllovakia, e cila u përplas në Gjirin e Lalësit nga një 18-vjeçar që drejtonte një Audi.
Policia bën me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit. Drejtuesi i mjetit ishte shtetasi G. Gj., 18 vjeç, i cili ka përplasur minorene S. S., nga Sllovakia.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.