Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, dalin emrat e dy vajzave, 24 dhe 26 vjecare

331
0

Roxhesa Klironomi, 24 vjeç është viktima e dytë e aksidentit tragjik në Durrës, e cila deri më tani nuk ishte identifikuar.

Gjatë aksidentit ajo nuk kishte mjet identifikimi me vete, gjë që solli edhe  vështirësi për identifikimin e saj.

Shoferi 26-vjeçar, banues në lagjen nr. 11 në  Durrës është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Viktimë e aksidentit mbeti edhe 26-vjeçarja Silva Gjergji, banuese në Mirditë.

Të rinjtë po udhëtonin me automjetin tip “Ford” me targë  AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

Dyshohet se drejtuesi i makinës Arbër Tivari, 26 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen rreth orës 1:15 pas mesnate në kilometrin e 7-të të autostradës Durrës Tiranë.

Policia ka bërë arrestimin e të riut nga Durrësi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Dyshohet se shpejtësia është shkak i aksidentit, por nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.