Aksidenti i rëndë në Vlorë, ky është 22-vjeçari që humbi jetën.. (Emri)

1802
0

Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Vlorë ditën e sotme.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha.

Një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës ka identifikuar të riun i cili humbi jetën.

Bëhet fjalë për 22 vjeçarin Fatjon Kasaj.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur sot, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, ju bëjmë me dije se është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të motomjetit që humbi jetën në vendngjarje, i cili rezulton të jetë shtetasi Fatjon Kasaj, 22 vjeç”, njoftoi policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha.

Një motomjet tip “Yamaha”, u përplas me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, Fatjon Kasaj ndërroi jetë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.